Në ditën e përkujtimit të një prej figurave më ikonike të historisë së futbollit (dy vjet nga ndarja nga jeta e Pelé-së), Brazili feston Vinícius Júnior si lojtarin më të mirë të botës. Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) hapi dje fasadën e re të selisë së saj në Rio de Janeiro, e zbukuruar me një murale që paraqet sulmuesin e Real Madridit me fanellën e Seleção-s, shoqëruar nga fraza: “Më i miri i botës është me ne”. Kështu, CBF kremton fitimin e çmimit FIFA The Best; Vinícius është bërë pjesë e klubit të lojtarëve brazilianë të shquar që kanë marrë këtë çmim prestigjioz, së bashku me Ronaldon (fitues tri herë), Ronaldinho-n (dy herë), Romário-n dhe Rivaldo-n.
sfidanti.al