Situata e vështirë dhe rezultatet negative të fundit të Dinamos, kanë sjellë reagimin e tifozëve të klubit blu. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ata kanë shprehur pakënaqësinë e thellë për ecurinë e skuadrës gjatë këtij sezoni, duke theksuar se pritshmëritë për një ekip që synonte titullin kampion kanë mbetur shumë larg realitetit në fushë.
Projekti i bujshëm ‘Dinamo City’ është një dështim sepse nuk ka asnjë binjakëzim me Manchester City, por vetëm keqpërdorje të emrit të Dinamos. Nëse kjo presidencë pas kaq vitesh di vetëm të ndryshojë emra e stema dhe jo të ndërtojë ekip kampion, fare mirë mund të largohet dhe të afrohen investitorë të aftë për ta nxjerrë ekipin kampion, të aftë për të afruar tifozët. Të ketë Vora më shumë tifozë se Dinamo është tjetër dështim i drejtuesve të paaftë për t’i kthyer tifozët në stadium dhe për të krijuar frymë.
sfidanti.al

