Mbappe-Franca, e vërteta sipas presidentit të federatës

Philippe Diallo garanton, nuk ka probleme me Kylian Mbappé. I intervistuar nga L’Equipe, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) iu rikthye çështjes së kapitenit të Les Bleus, i cili mungoi për “Gjelat” në 4 ndeshje në Nations League. “Kam folur me të gjatë Kampionatit Evropian. Dhe natyrisht, edhe më pas. Më dukej e natyrshme që ta lija trajnerin të fliste me lojtarin. Ata më thanë gjithçka”. Unë iu siguroj se nuk ka asnjë problem. Sot po përjeton një periudhë  të vështirë, por besoj se kur do të rikthehet, do të bëhet i pazëvendësueshëm për ekipin francez. Dëshira ime e vetme është që ai të bëhet përsëri ai që ka qenë gjithmonë dhe të na bashkohet në mars”- tha Diallo.

sfidanti.al