Martinez: Votimi në FIFA The Best ishte një skandal

Komisari teknik i Belgjikës ka treguar se kriteret e votimit për çmimin prestigjoz të organizuar nga FIFA nuk kanë qenë të sakta dhe janë bërë shumë gabime. Gjatë një interviste për “A Bola”, Roberto Martinez u pyet se cilat ishin shkaqet që e kishin shtyrë që të votonte si lojtarin e vitit një futbollist si Marselo Brozoviç. “Ishte një gabim, kam votuar duke menduar se duhet të llogaritja edhe atë çfarë kanë dhënë lojtarët në Botërorin e ‘Katar 2022’. Të shumtë kanë bërë këtë gabim”, tha Martinez. Komisari teknik i Portugalisë i dha 5 pikë Brozoviç, 3 të tilla Bernardo Silvës dhe 1 Leo Mesit.

sfidanti.al