Arteta përgënjeshtron zërat e lamtumirës nga Arsenali

Sipas thashethemet që vinin nga Spanja, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, do të ishte i gatshëm të imitonte atë që bëri pak ditë më parë Klopp te Liverpool dhe Xavi te Barcelona, ​​duke njoftuar paraprakisht (të paktën fillimisht vetëm bordin e klubit, shkruanin gazetat që publikuan lajmin) lamtumirën e tij nga “topçinjtë” në fund të sezonit aktual. Sipas lajmeve që qarkullojnë, ish-mesfushori e konsideron tashmë të përfunduar eksperiencën e tij në krye të skuadrës londineze, aktualisht e treta në renditjen e Premierligës, pesë pikë prapa Liverpoolit të vendit të parë. Arteta kishte vendosur të thoshte lamtumirë pavarësisht një kontrate deri në vitin 2025 dhe marrëdhënieve shumë të mira me klubin londinez, në stolin e të cilit është ulur që nga viti 2019 dhe me të cilin e mbylli edhe karrierën e tij si futbollist profesionist në vitin 2016.

Megjithatë, vetë Mikel Arteta ka mohuar gjithçka. I intervistuar nga Sky Sports UK, trajneri i “topçinjve” ka theksuar: “Ky është një lajm i rremë dhe unë jam shumë i zemëruar. Nuk do të largohem nga Arsenali këtë verë, nuk mund ta besoj atë që lexova dje. Duhet të jemi më të kujdesshëm kur prekim tema që prekin drejtpërdrejt njerëzit. Unë jam në vendin e duhur, me njerëzit e duhur dhe kemi ende shumë punë për të bërë”.

sfidanti.al