Maroku kualifikohet ndaj Tanzanisë me golin e vetëm të Brahim Diaz

Maroku ka arritur një fitore minimale në shtëpi ndaj Tanzanisë, për të siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës.Edhe pse më dominues, Maroku shënoi fitore vetëm me rezultat 1-0, por i mjaftueshëm për kualifikim. Maroku e nisi për mrekulli me Ismael Saibari që shënoi një supergol me kokë nga distanca, por që pastaj u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Heroi i Marokut rezultoi të jetë ylli i Real Madridit, Brahim Diaz, që shënoi pas asistimit të Achraf Hakimit (64’). Pas këtij goli, Maroku mbajti dominimin dhe krijoi edhe disa aksione, por që nuk i finalizoi.Tanzania ndërkohë tentoi vetëm me disa kundërsulme, që rezultuan të pasuksesshme.

Kësisoj, Maroku avancon në çerekfinale të Kupës së Afrikës, aty ku janë kualifikuar edhe Senegali dhe Mali, teksa do të përballet me fituesin e ndeshjes Afrikë e Jugut-Kamerun.

sfidanti.al