Reali e nis vitin me fitore

Reali i Madridit e nisi vitin kalendarik 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shpartalluar Betisin me rezultatin 5-1, ku protagonisti absolut ishte sulmuesi 21-vjeçar Gonzalo Garsia, i cili zëvendësoi Kilian Mbape, që nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi.

Garsia arriti të rrëmbente skenën, duke shënuar 3 gola. Një ndeshje kjo të cilën sulmuesi spanjoll do ta kujtojë gjatë në karrierën e tij.