Partizani prezanton përforcimin më të ri. Albion Marku është zyrtarisht një lojtar i klubit kryeqytetas. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi mbrojtësi ka veshur fanellën e kuqe edhe në sezonin2021-2022.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Albion Markut. Mbrojtësi 24-vjeçar pjesë e Partizanit në sezonin 2021-2022, pas eksperiencës sezonin e kaluar te ETO FC Gyor në Hungari rikthehet në Shqipëri për të riveshur fanelën e kuqe.
Marku ka firmosur një kontratë 1+1 me Partizanin dhe nga sot do ti bashkohet skuadrës në seancën stërvitore”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al