Manchester City është gati për një revolucion në merkato nëse Pep Guardiola largohet në fund të sezonit aktual. Një skenar që nuk duket i pamundur, pasi kontrata e spanjollit skadon në vitin 2025. Guardiola ka fituar gjithçka me klubin anglez dhe më shumë se një herë ka deklaruar se mund të nisë një aventurë të re në karrierë. “Mirror” raporton se “qytetarët” janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 300 milionë stërlina në merkaton e ardhshme për të nisur një cikël të ri.
sfidanti.al