Manaj do të blejë Lushnjen

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, i cili luan aktualisht në Emirate, është në bisedime për të blerë klubin e qytetit të lindjes, Lushnjën. Sulmuesi ka gati një plan investimi që pritet tia paraqesë Bashkisë dhe nëse konkretizohet do të projektonte të ardhmen e ekipit verdhejeshil. Me transferimin te Al Sharjah, Manaj ka siguruar një kontratë prej 3 mln eurosh në vit bashkë me bonuse.

sfidanti.al