Legjenda e Benfica-s, Luisao, nuk kurseu fjalët në lidhje me polemikën që shpërtheu pas ndeshjes së Champions League kundër Real Madridit. Lojtari argjentinas, Gianluca Prestianni, u akuzua nga Vinícius Júnior për përdorim të epitetëve raciste dhe reagimi i Luisao ka qenë i ashpër.
“Ai ka pasur një sjellje raciste dhe më vjen turp. Unë po mbroj klubin sepse di se çfarë flas. Benfica është shumë e madhe për t’u përfshirë në gjëra të tilla”, deklaroi ish-mbrojtësi brazilian, i cili gjatë karrierës ka luajtur 337 ndeshje për klubin dhe më pas ka shërbyer edhe si drejtues. Komentet e forta të Luisao-s erdhën pas sqarimeve të Prestianni-t pas ndeshjes: “Dua të sqaroj që nuk kam përdorur kurrë fjalë raciste ndaj Vinicius Júnior, që fatkeqësisht ka keqkuptuar atë që mendonte se kishte dëgjuar. Nuk kam qenë kurrë racist ndaj askujt”, tha lojtari argjentinas. Luisao e konsideron sjelljen e Prestianni-t jo të denjë për historinë dhe madhështinë e klubit: mbajtja e respektit ndaj fanellës së Benfica-s, sipas tij, është thelbësore dhe çdo veprim racist është i papranueshëm. Ky incident ka ndezur diskutime të forta në media dhe mes tifozëve, duke rikthyer fokusin te rëndësia e respektit dhe luftës kundër racizmit në futbollin europian.
sfidanti.al

