Bodo Glimt ka zhvilluar vetëm tre ndeshje zyrtare në vitin 2026, pasi kampionati norvegjez përfundoi në nëntor për shkak të dimrit të ashpër. Megjithatë, këto tre përballje kanë qenë kundër gjigantëve europianë si Mançester Siti, Atletiko Madrid dhe Inter. Në të treja ndeshjet ata kanë arritur të triumfojnë. Për një skuadër nga një qytet me vetëm 54 mijë banorë, sfida të tilla duken si një mision i pamundur, por kanë treguar leksione futbollit. Por Bodo Glimt po bën të pabesueshmen, duke sfiduar emra të mëdhenj dhe buxhete kolosale. Me organizim, guxim dhe shpirt gare, norvegjezët po tregojnë se madhësia e qytetit nuk përcakton madhështinë në fushë. Kjo është një histori që dëshmon se në futboll gjithçka është e mundur.
sfidanti.al

