Luis Enrique paralajmëron Realin: Jemi në kampionët e Europës!

Pas triumfit në Champions League një muaj më parë, skuadra e PSG-së vijon të shkëlqejë edhe në Botërorin për Klube. Kampionët francezë kanë shkuar në gjysmëfinale, ku do të përballen me Real Madridin. Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, duke komentuar këtë rrugëtim, foli me superlativa për të tijtë. Sidomos pas fitores ndaj Bayern Munich, ku e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë. “Është folur shumë për qëndrueshmërinë dhe sigurisht që PSG tashmë e ka atë. Ne jemi gati të jemi konkurrues në çdo kohë dhe pavarësisht rezultatit”, tha Luis Enrique. “Kur përballesh me ekipe si Bayern, është e komplikuar kur luan 11 ndaj 11. Me dy lojtarë të përjashtuar mund të shndërrohet në llotari, por ia dolëm mbanë”, tha Luis Enrique. “Ndaj Realit do të jetë e vështirë, por, siç e thashë, po fitojmë qëndrueshmëri në lojën tonë. Kjo na ka dhënë trofe, përfshi edhe Champions League. Jemi në kampionët e Europës, por të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha trajneri spanjoll.

sfidanti.al