“Luaneshat” thumbojnë Harri Kejnin dhe premtojnë Kupën e Botës

Do të marrin më pak shpërblim financiar sesa djemtë, por për momentin, ato kanë fituar gjënë më të rëndësishme në sport, një trofe. Nuk është diçka dosido ajo që kanë marrë vajzat e kombëtares së futbollit të Anglisë, pasi triumfuan në finalen e Kampionatit Europian ndaj Gjermanisë, 2-1 në”Uembli”. Pas suksesit, një festë e madhe u organizua në Londër, dhe futbollistet e mbiquajtura “luaneshat” u harbuan me rreth 7 000 tifozë të pranishëm duke thirrur se “ne luajmë ashpër, por ne festojmë edhe më egër”. Ngacmimi ishte për kapitenin e Anglisë së djemve, Harri Kejn, pasi ekipi i “luanëve” nuk ka fituar ende asnjë trofe. Anglezet premtuan se do të fitojnë Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al