“Maurizio Sarri është një mjeshtër i futbollit”, kështu shprehet presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Numri një i kryeqytetasve, theksoi se e ardhmja për bardhekaltërit do të jetë e shumë e bukur ndërsa shtoi se Sarri po rrit të gjithë futbollistët që klubi i afroi nga merkato. “Sarri po demonstron se është mjeshtër futbolli, lojtarët që kanë ardhur po rriten. Sarri është i varur nga futbolli, është i përpiktë, po jep rezultate për rritjen e lojtarëve dhe për aftësinë për të përmirësuar kushtet dhe statusin e këtij grupi. Për shkak të pranisë së tij kanë ardhur edhe shumë lojtarë për t’u stërvitur nga ai. Askush nuk është i pagabueshëm, por mendoj se nga pikëpamja praktike nëse dikush do të bënte bilanc, jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pak pikë larg zonës së Champions League dhe jemi në 1/16.-tave të Ligës së Kampionëve”, u shpreh Sarri.
sfidanti.al