Llogaritë e “Final 4”, ndeshja e Loro Boriçit vendos shumë

Kush do të jetë skuadra e katërt që do të marrë pjesë në “Final4”? Kjo është engima e vetme e pazbuluar në kampionatin shqiptar kur kanë mbetur dhe 90 minuta për t’u zhvilluar në sezonin e rregullt. Katër skuadra janë në garë për biletën e fundit të fazës finale për titullin kampion, teksa aktualisht Skënderbeu që mban vendin e katërt në renditje ndiqet nga Tirana, Teuta dhe Dinamo. Skenaret për skuadrën që do t’u bashkohet Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë janë nga më të ndryshmet.

LLOGARITË E SKËNDERBEUT

Në letër, Skënderbeu është skuadra që mund të konsiderohet më e avantazhuar, pasi e ka tërësisht në dorë fatin e saj. Skuadra korçare me atë gol të shënuar në limite përballë Laçit, krijoi avantazin e një pike përballë tre skuadrave të tjera që e ndjekin. Në rast se Skënderbeu merr 3 pikët në Shkodër përballë Vllaznisë të shtunën, nuk do kishtë interes aspak për ndeshjet e tjera, pasi me 51 pikë do ishte në vendin e katërt.

LLOGARITË E TIRANËS

Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim në klasiken me Vllazninë dhe tani në ndeshjen e fundit do të synojë jo vetëm të marrë 3 pikët me Egnatian, por në anën tjetër të shpresojë se Skënderbeu nuk merr fitoren në Shkodër. Nëse realizohet ky skenar, atëherë bardheblutë do të ishin në vendin e katërt, pasi edhe nëse Teuta apo Dinamo fitojnë në ndeshjen që kanë me njëra-tjetrën edhe pse do barazoheshin me pikë me kryeqytetasit do të renditeshin më poshtë në klasifikim për shkak të ndeshjeve direkte. Tirana do të renditej e katërta dhe nëse marrin një barazim me rrogozhinasit, kombinuar me humbjen e Skënderbeut dhe një barazim mes Teutës dhe Dinamos.

LLOGARITË E TEUTËS

Teuta ndryshoi tërësisht pretendimet në javët e fundit, teksa nga synimi për të shmangur rënien tani e sheh veten me mundësi reale për të shkuar në “Final4”. Skenari më i thjeshtë për durrsakët do ishte nëse do merrnin fitoren ndaj Dinanos dhe Skënderbeu dhe Tirana të mos marrin fitoren të ndeshjet e tyre. Nëse Teuta bën detyrën e saj por në anën tjetër dhe Tirana fiton, atëherë në kuotë të barabartë pikësh do të ishte e avnatazhuar Tirana për shkak të ndeshjeve direkte.

LLOGARITË E DINAMOS

Dinamo po ashtu i ka llogaritë e komplikuara. “Nëndetësja” , duhet jo vetëm të marrin tre pikët përballë Teutës, por njëkohësisht të shpresojnë se Sknderbeu dhe Tirana të mos fitojnë. Ashtu si dhe Teuta, edhe Dinamo është e disavantazhuar në përballjet direkte me Tiranën, në rast se renditen me pikë të barabarta me bardheblutë.

SKENARI I BARAZIMIT TË PIKËVE

Ekziston dhe një mundësi, që pas javës së 36-të të jenë 4 ekipe me pikë të barabartë pikësh. Në rast se Skënderbeu mundet nga Vllaznia, Tirana barazon me Egnatian dhe Teuta e Dinamo ndahen në paqe, atëherë të katër skuadrat do renditeshin në kuotë të barabartë pikësht me nga 48 të tilla. Në të tilla rrethana do të shiheshin ndeshjet direkte, aty ku Tirana ka bërë më mirë përballë këtyre kundërhstarëve.

Bardheblutë ndaj Skënderbeut, Teutës dhe Dinamos kanë marrë plot 20 pikë. Pas tyre do pozicionohet Teuta që ka do kishte grumbulluar 18 pikë, ndërsa më pas Dinamo me 17 pikë dhe në fund Skënderbeu me 11 pikë. Gjithçka pritet që të vendoset të shtunën, ku do të mësohet dhe skuadra e katërt që do të garojë për titullin kampion së bashku me Egnatian, Partizanin dhe Vllazninë.

 

sfidanti.al