Elbasani e mbyll me fitore sezonin si kampion

AF Elbasani është kurorëzuar sot ekipi kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2023/2024 duke siguruar edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Së bashku me AF Elbasanin në sezonin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe ekipi i Bylisit që e ka mbyllur në vendin e dytë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Të dyja skuadrat kanë dominuar këtë sezon në kampionat dhe përsa i përket vendit të parë gjithçka u vendos vetëm në javën e parafundit, ku AF Elbasani siguroi matematikisht vendin e parë në renditje. Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një festë e vërtetë ndeshja e fundit e kampionatit mes AF Elbasanit dhe Bylisit, që përfundoi me rezultatin 3-2 për verdheblutë.

sfidanti.al