Lionel Messi ka udhëhequr Inter Miamin drejt një fitoreje bindëse 3-1 kundër Seattle Sounders, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist. Ky sukses vjen vetëm dy javë pas humbjes ndaj të njëjtit kundërshtar në finalen e Kupës së Ligës. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe në minutën e 12-të Inter Miami kaloi në avantazh: Messi shërbeu në mënyrë perfekte për Jordi Alba, i cili nuk gaboi për 1-0. Në minutën e 41-të, rolet u ndërruan: këtë herë ishte Alba që asistoi dhe Messi që dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë. Në fillim të pjesës së dytë erdhi edhe goli i tretë, kur Ian Fray shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Rodrigo De Paul. Seattle arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 69-të me Obed Vargas. Inter Miami mbetet pa sulmuesin Luis Suarez, i cili është i pezulluar për tre ndeshje pas incidentit të ndodhur në finalen
sfidanti.al