Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen e ardhshme mes Sllovakisë dhe Kosovës, duke paralajmëruar një ndeshje mjaft të fortë. Dy përfaqësueset do të ndeshen të enjten në stadiumin kombëtar në Bratislavë, me fillim nga ora 20:45, në një duel vendimtar për fazën “play-off”.
“Mendova se kishin dy ose tre yje si ne, por jo. Formacioni i tyre është i balancuar dhe me cilësi. Rezultatet në grup flasin vetë”, është shprehur ai. Ish-mesfushori vlerësoi gjithashtu faktin që shumë lojtarë të Kosovës aktivizohen në kampionate të forta europiane, çka i bën më të përgatitur për ndeshje të tilla. Megjithatë, ai theksoi se avantazhi i fushës mund të luajë rol kyç për përfaqësuesen vendase. “Nuk mendojmë se do të vijë një Kosovë e vogël. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, përfundoi Moravçik, duke rritur pritshmëritë për një duel të fortë dhe të luftuar deri në fund.
sfidanti.al

