Kupa e Shqipërisë nuk ka surpriza

Sapo kanë përfunduar 6 takimet e fazës së 1/8-ve të finales së Kupës së Shqipërisë dhe janë mësuar emrat e 6 skuadrave të para që kualifikohen në çerekfinalet e turneut.

Kryesuesit e Egnatias kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Lushnjën dhe kualifikohen mes tetë më të mirave të Kupës së Shqipërisë. Fernando në pjesën e parë dhe Gjata në të dytën shënojnë golat e fitores së skuadrës nga Rrogozhina.

Partizani ka triumfuar 3-1 përballë Apolonisë. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Harizaj kalon në avantazh fierakët, por Skuka barazon menjëherë shifrat. Hadroj dhe Mensah shënojnë dy golat që i japin suksesin skuadrës së Shehit.

Derbin e Superiores e ka fituar Laçi, që mposht 1-0 Dinamon dhe kualifikohet mes tetë skuadrave më të mira të turneut. Tirana ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Korabin dhe ka siguruar një vend në çerekfinale. Hoxhallari, latifi dhe Lulaj kanë shënuar për skuadrën bardheblu.

Kukësi mposht 1-0 Elbasanin, falë një goli të shënuar nga Rashiti në fund të takimit dhe siguron një biletë për në çerekfinale, ndërsa Erzeni triumfon 2-1 përballë Bylisit, që kryeson Kategorinë e Parë.

Në orën 17:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit të këtij turi Vllaznia-Flamurtari dhe Teuta-Skënderbeu, që do të përcaktojnë edhe dy skuadrat e fundit çerekfinaliste.

Kupa e Shqipërisë – 1/8- e finales

Partizani-Apolonia           3-1

Tirana-Korabi                     3-0

Egnatia-Lushnja                  2-0

Laçi-Dinamo                       1-0

Kukësi-Elbasani                 1-0

Erzeni-Bylis                         2-1