Kënga “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës u këndua në kor nga tifozët e Kombëtares, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në stadium. Një këngë që rrëqethi shqiptarët kudo që po ndiqnin ndeshjen, në shtëpi ose në stadium. Pas një viti, situata ndryshoi dhe u vu re se para ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, kënga e artistet Shkurte Fejzaj nuk u hap në ambientet e “Arenës Kombëtare”. Zhgënjimin për mos-lejimin e këndimit të kësaj këngë e shprehu edhe vetë Fejza, në intervista të dhëna, në televizione të ndryshme. Vështirë të gjesh se çfarë ka ndryshuar për një vit, por një gjë mund të thuhet me siguri, tifozët duan të përjetojnë sërish ato…emocione.
sfidanti.al