Kritika për Brojën pas humbjes së Çelsit në Njukasëll

Trajneri i tij e tregoi me vepra se nuk dëshiron ta humbasë aq lehtë. Në mungesë të Rahim Stërlingut të sëmurë dhe Obamejangut ishte Armando Broja titullar tek Çelsi në ndeshjen e Premier Ligës në fushën e Njukaëllit. Përfundimi ishte një tjetër humbje zhgënjyese, aq sa habitja është e madhe sesi një ekip i tillë dominoi dy herë Milanin në Champions (3-0, 2-0)! Broja u tregua i rrezikshëm në minutat e para me veprimet e tij ç’ekuilibruese, por vetëm kaq. Në 73’, ai i zëvendësua nga Haverc. Statistikat tregojnë se sulmuesi kuqezi ishte pak aktiv, por ashtu si ai ishin edhe Maunt, Gallaher, Kovaçiç dhe Zhorginjo, aq sa të gjithë së bashku patën vetëm 9 pasime të suksesshme ofensive në 45’ e para në krahasim të 15 të dhëna nga një lojtar i vetëm i vendasve, Almiron. Po ashtu, Broja provoi pak herë të driblonte, njëlloj si Maunt dhe Gallaher, ndërsa vetëm Pulishiç e provoi 7 herë.

Sfidanti.al