Yjet e dikurshëm të kombëtares kujtojnë veten: Shqipëria ishim edhe ne!

Kanë dhënë shumë për këtë fanelë, por sot këpucët janë hequr. Mjaft ish-lojtarë të kombëtares shqiptare u bënë bashkë pas sa e sa viteve, duke kaluar pak kohë së bashku. Rasti që i mblodhi ishte ndeshja ndaj Francës, pasi të gjithë dëshironin të ishin të pranishëm në stadiumin e ri kombëtar. Ishte Klodian Duro që postoi në rrjetet sociale një foto mbi takimin në një bar të kryeqytetit.

Në një tryezë ishin Foto Strakosha, Klodian Duro, Ervin Skela, Erion Bogdani, Igli Tare, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Altin Haxhi, Alban Bushi e Florian Myrtaj. Lojtarë të disa brezave, që nga fillimi i viteve 90-të e deri disa vjet më parë. Ata nuk e arritën dot kohën e artë kur Shqipëria u kualifikua për në Euro 2016, por gjithsesi ndihmuan shumë që të krijohej tradita fituese.

Gjithsesi, pati dhe një reagim pikërisht nga brezi i Europianit, dhe ky erdhi nga kapiteni i sotëm Mërgim Mavraj. Qendërmbrojtësi është aktualisht i dëmtuar, por nuk harroi të postonte në FB, një foto të kthimit në Rinas nga Franca, dhe diçitura ishte për të kujtuar ata që bënë të mundur suksesin e skuadrës së trajnerit Xhani De Biazi. “Kjo ditë nuk është e rastësishme sepse disa burra nuk duhen harruar, pavarësisht ku janë sot, ata dhanë gjithçka për ta futur Shqipërinë në hartën europiane.

Sfidanti.al