Eros Grezda po tregon një formë të madhe në ligën e parë të Kroacisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi gol për të dytën javë radhazi, madje këtë herë në një ndeshje shumë të fortë. Ai e dërgoi topin në rrjetë në derbin mes Lokomotivës dhe Dinamos së Zagrebit, pra realizoi kundër skuadrës më të fortë të Kroacisë. Futbollisti me origjinë nga Kosova kaloi ekipin e tij në avantazh që në minutën e katërt, edhe pse Dinamo ia doli ta fitonte ndeshje, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Ky ishte goli i 5-të i Grezdës në këtë kampionat, shënuar një ditë përpara ditëlindjes, ndërsa besohet se edicionin e ardhshëm do të kalojë në një ekip edhe më të fortë.
Sfidanti.al