Adnan Januzaj nuk ka bërë asnjë kërkesë për të ndërruar Kombëtare, por fjalet s’i ndalon dot.
Mediat në serbi gjatë ditës së sotme kanë shkruar se Adnan Januzaj ka bërë kërkesë në FIFA që të lejojnë ndërrimin e Kombëtares.
Sipas tyre, Januzaj dëshiron të lë Belgjikën, për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.
Por, kjo është mohuar nga menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili tha se krejt këto shkrime janë të pavërteta.
“Nuk ka asgjë konkrete, asgjë të vërtetë. Të gjitha këto shkrime janë të pavërteta”, ka thënë Shala për Gazetën Express.
Kujtojmë se Januzaj për dallim nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e të tjerët që kanë luajtur për shtete të tjerë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka mundësi që të luaj për Kosovën, pasi nuk ka luajtur për Belgjikën.