Azdren Llullaku bën 14, Gaz Metani në vendin e dytë në Rumani

Azdren Llullaku mbetet në formë të madhe dhe shënon përsëri gol në Rumani. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonist në fitoren e radhës të ekipit të tij, Gaz Metan, sukses që e ngjiti përkohësisht në vendin e dytë në renditjen e Ligës së Parë rumune. Shqiptari nga Kosova e realizoi golin në pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi 2-1 Gaz Metanin, që përfundimisht mposhti Konkordian në fushën e tij me shifrat 3-1. Dy golat e tjerë i shënoi Asensi. Llullaku mbetet golshënuesi më i mirë i kampionatit të Rumanisë, me 14 gola të realizuar deri tani.