Klopp, trajneri i ardhshëm i Barcelonës?

Që kur Xavi njoftoi të gjithë për vendimin që kishte marrë për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit, drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Për shumë ditë me radhë një sërë emrash qarkulluan në media, duke e lidhur Barcelonën me trajner të ndryshëm duke filluar nga Xabi Alonso, Hansi Flick, Imanol Alguacil e deri tek Jurgen Klopp. Edhe tekniku gjerman, njësoj si Xavi, ka bërë të ditur se do t’i jap fund aventurës së tij si trajner i Liverpoolit në fund të sezonit. Kjo ka bërë që të shtohen zërat për një kalim të mundshëm të Kloppit tek Barcelona si pasues i Xavit. Për këtë mundësi tashmë është pyetur edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, i cili ka refuzuar të japë ndonjë përgjigje konkrete për këtë çështje, por e ka vlerësuar lart teknikun gjerman. “Klopp është një trajner i madh, por nuk mendoj se është koha që të flasim për këtë. Ne kemi shumë opsione, trajneri ynë i ardhshëm do të diskutohet më vonë”, ka thënë Deco.

sfidanti.al