Me një fitore të mundëshme sot, Partizani do ta mbyllte fazën e parë të kampionatit në krye të tabelës së klasifikimit, gjë që do të ishte një mrekulli për tifozët, por edhe drejtuesit e klubit. Rivaliteti është shumë i madh edhe jashtë fushës, por për të ndryshuar diçka, duket të mendojë skuadra brenda kuadratit të tapetit… është fjala e Starovës. Trajneri i Partizanit duket se ka menduar edhe për detajet, që gjithsesi mund të vendosin ndeshjen.
Kështu në krahun e majtë të mbrojtjes, nuk do të jetë më Ibrahimi, për të cilin ishte një pozicion i improvizuar, por do të kthehet Kalari që e ka lënë pas dëmtimin. Ramadani, I cili përi përshtypje në ndeshjet e të kuqëve në kupat e Europës, duket ka gjetur sërish një vend titullari dhe së bashku me Vilën, Bathën e Trashën do të ngrenë një “perde” që në mesfushë. Në sulm nuk do të ketë as Fili e as Bardhi, por Torrasa do të jetë pas shpinës së Ekuban, që të krijon përshtypjen se Starova ka vendosur ta afrojë argjentinasin më shumë me portën. Por këto janë ato që janë parë në seancat e fundit stërvitore, ndërkohë që trajneri kryeqytetas dihet që është njeriu i surprizave…