Kukësi “çil e mbyll” me trajnerin, prezantimi mbetet në ajër!

Largimi i një njeriu të stolit mund të bëhet shumë lehtë, mjafton një vendim i çastit i presidentit. Këtë e bëri presidenti (i nderit!!!) i Kukësit, Safet Gjici, por atij duket se “i hasi sharra në gozhdë”. Fillimisht, u njoftua sekëtë të diel në orën 16:00 do të bëhej prezantimi i trajnerit të ri, pasardhësit të Shpëtim Duros, madje në një stil misterioz, pa njoftuar se kush do të ishte ky trajner.

Njerëzit në klub betoheshin se nuk dinin gjë, ndonëse mediat pranë klubit kishin njoftuar se ai do të ishtë Skënder Gega. Nuk mbeti kush pa e dhënë lajmin, me kamerat e gazetarët që u bënë gati për udhë, veçse pa “u tharë mirë boja” e njoftimit të parë, doli në dritë i dyti. Kukësi bëri prapaktheu, ose të paktën një frenim dhe një ndryshim. Për trajnerin e ri nuk u dha asgjë e saktë, konferenca e orës 16:00 të së dielës u anulua, caktimi i teknikut përfundimtar do të bëhet “në një moment të dytë”, ndërsa pjesa më e saktë e njoftimit kishte të bënte me faktin se Kukësi në stëvitje do të drejtohet nga Rrahman Hallaçi, ish-kapiteni i shquar i tij.

Nuk dihet nëse Skënder Gega do të ulet në stolin kuksian, edhe pse burime pranë tij theksojnë se gjithçka ka përfunduar për “po”. Po ashtu, nuk dihet nëse mund të flitet për kandidatura të tjera si Pero Pejiç, Bledi Shkëmbi, apo mund të vazhdohet me Hallaçin.

Sfidanti.al