Ja fjalët e Sinan Idrizit, administratorit të Flamurtarit :”Kemi bërë një kërkesë në FSHF që ndeshja me Laçin të gjykohet nga një arbitër i huaj. Nuk jam në dijeni nëse federata e ka marrë parasysh kërkesën tonë. Në fakt, e morëm këtë iniciativë, pasi ishte vetë stafi teknik i Flamurtarit që ma kërkoi. Dhe besoj se është diçka e drejtë. Ndeshja me Laçin është vendimtare dhe e një rëndësie të veçantë, ndaj pse të mos gjykohet nga të huaj. Ashtu sikundër edhe Laçi, e ka të drejtën që në ndeshjen e radhës në Vlorë të kërkojë gjyqtarë të huaj.
Në fakt, unë kam më shumë besim te shqiptarët. Nuk kam ndonjë paragjykim, por jetojmë në botë çudirash. Çdo gabim njerëzor bëhet në kurriz të Flamurtarit. Nuk dua të bëj qaramanin, të mos ketë keqkuptime. Por kur të ketë ndeshje të rëndësishme, duhet që të ketë arbitër të huaj që ta gjykojë ndeshjen. Pse jo edhe shqiptarë po të jenë më të mirë nga të huajt dhe të kenë sa më pak gabime njerëzore.
Në kohën time, Flamurtari nuk merr penallti. Ndoshta nuk kam sulmues dhe janë të paaftë dhe mbrojtësit e ekipeve të tjera janë më të mirë. Për mua, gjyqtarët shqiptarë janë më të mirë. Unë nuk kam preferencë më tepër, dua shqiptarët se sa të huajt. Edhe shqiptari nuk ka bërë ndonjë hata, vetëm gabime njerëzore për Flamurtarin. Por duhet t’i zbresin në minimum këto gabime njerë- zore”, tha Idrizi