Ekipi Porto i tij u skualifikua nga pjesëmarrja e mëtejshme në Ligën e Kampioneve, por portieri i tij, Ikar Kasijas, shkroi një faqe të re në historinë e futbollit. Portieri legjendar shënoi pjesëmarrjen e tij të 175-të në kupat evropiane, duke u bërë, kështu, një rekordmen i ri. Kasijasi doli në vendin e parë në “listën e përjetshme”, duke kaluar kapitenin legjendar të Milanit, Paolo Maldini. Ai (Kasijasi), me bluzën e Realit të Madridit shënoi 157 pjesëmarrje, para se, më 2015, të shpërngulej në Porto, ku edhe vazhdoi që të jetë një aktor i përhershëm në skenën evropiane. Maldini, tani, ndodhet në vendin e dytë me 174 pjesëmarrje, në atë të dytin ndodhet Cavi me 173 pjesëmarrje, ndërkohë që në dhjetëshën e parë ndodhen, gjithashtu, Sedorfi, Rauli, Zaneti, Gigsi, Renna, Karageri dhe Bufoni.
sfidanti.al