Egnatia ndal Partizanin, të kuqtë e humbën fitoren vetëm në fund

Përsa i përket lojës nuk do ta kishin merituar dhe vetë trajneri Kolela u detyrua ta pranonte këtë fakt. Partizani nuk meritonte ndoshta as që të barazonte në sfidën e Superligës në fushën e Egnatias, me të kuqtë që shënuan një gol dhe ishin shumë pranë marrjes së tri pikëve, por e pësuan në fund. Mba shënoi për miqtë në 22’, por pastaj ishin rrogozhinasit që bënë ndeshjen duke ushtruar presion. Sidoqoftë, barazimi erdhi në minutën e 91-të me anë të Zejnullait. Partizani ka 48 pikë pas 28 ndeshjeve, ndërsa Egnatia 42 në vend të tretë.

Sfidanti.al