NBA ka mbyllur sezonin e rregullt 2022-2023, duke përcaktuar edhe skuadrat që avancojnë më tej si në fazën play off ashtu dhe atë “play in”. Kështu, 6 ekipet e para të secilës Konferencë shkojnë direkt në fazën play off. Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë nga një ndeshje teke në “play in”, në fushën e ekipit të renditur më mirë. Dhe, dy skuadrat fituese do të avancojnë më tej në play off. Në përfundim të sezonit të rregullt, ekipi i Miluoki pati rekordin më të mirë, me 58 fitore e 24 humbje dhe do të ketë faktorin fushë në favor deri në “finale”. Ndërsa në Perëndim, në vendin e parë u rendit skuadra e Denverit.
Çiftet e plej ofit
Perwndim: Denver-(Nju Orlins/Oklahoma-Lejkwrs/Minesota), Feniks-Klipers, Sakramento-Golden Stejt, Memfis-(ekip nga plej in)
Lindje: Miluoki (Toronto/Çikago-Majemi/Atlanta), Klivlend-Nju Jork, Filadelfia-Bruklin, Boston-Ekip nga plej in.
Sfidanti.al