Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë. Skënderbeu vazhdon marshimin drejt elitës dhe merr fitoren e radhës në kampionat. Korçarët kanë fituar 2-1 në transfertë përballë Burrelit vendas.
Laçi i vendit të dytë bën një hap fals në shtëpi, pasi ndalet në një barazim 1-1 nga Iliria. Sfida e ka qenë e luftuar. miqtë kalojnë të parët në avantazh në pjesën e dytë, ndërsa Traore realizon në minutat e fundit të takimit, duke shënuar golin e barazimit për Laçin.
E bukur ka qenë edhe sfida Lushnja-Pogradeci, që u fitua nga liqenorët me rezultatin 2-1. Të besuarit e Çelës marrin tre pikë të çmuara në një transfertë të vështirë dhe ngjiten në kuotën e 21 pikëve.
Apolonia ka mposhtur 2-0 Kukësin, ndërsa ndeshja Korabi-Luftëtari është mbyllur në barazim 1-1.
Kujtojmë që sfida Kastrioti-Besa, u shty për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe do të zhvillohet nesër në orën 13:30.
Pas përfundimit të javës së 12-të, Skënderbeu kryeson renditjen e Kategorisë së Parë me 31 pikë, i ndjekur nga Laçi me 22 pikë.
sfidanti.al

