Kategoria e Parë, festojnë skuadrat vendase

Kanë përfunduar 4 ndeshjes e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Kastrioti, Korabi dhe Lushnja kanë fituar ndeshjet respektive në shtëpi, ndërsa supersfida mes Besës dhe Laçit është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Nuk ka fitues në sfidën më të rëndësishme të javës, pasi Besa dhe Laçi ndahen në paqe. Sfida përfundon në barazim 0-0. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 21 pikëve dhe ruajnë vendin e dytë, ndërsa kavajasit ngjiten në kuotën e 11 pikëve.

Kastrioti konfirmon momentin e mirë që po kalon, mposht Luftëtarin 3-1 dhe merr fitoren e tretë radhazi ën kampionat.

Korabi fiton 1-0 përballë Kukësit falë golit të Markut, që thellon krizën e verilindorëve, që mbeten në vendin e fundit në renditje me 5 pikë. Një gol i Kaçanollit në minutat shtesë të takimit, i jep fitoren (1-0) Lushnjës përballë Ilirisë. Nesër do të luhet takimi i fundit i javës së 11-të të Kategorisë së Parë, sfida Apolonia-Skënderbeu.

sfidanti.al