Kanë përfunduar 2 ndeshjet e fundit të javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Pogradeci ruan hapin e kryesuesve, nuk gabon në shtëpi dhe mposht 2-0 Burrelin.Me këtë fitore liqenorët ngjiten në kuotën e 43 pikëve dhe ruajnë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Në ndeshjen tjetër të ditës Iliria ka mposhtur me rezultatin 2-1 Lushnjën. Fushë-krujasit ngjiten në kuotën e 29 pikëve, ndërsa lagunarët rrezikojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë pas kësaj humbjeje.

