“Kamp Nou” kalon në histori, Barcelona shet emrin  e stadiumit mitik !

Barcelona po zhvillon bisedime për shitjen e së drejtës për emrin e stadiumit “Kamp Nou”, kështu që ky klub do të fitojë 200 milionë euro vetëm nga kjo shitje. Vetë klubi ka konfirmuar se ai po bisedon me tri kompani dhe se shitja e planifikuar është pjesë e një plani që synon modernizimin e stadiumit, por edhe të zonës rreth tij, gjë që do të kushtonte, gjithsej, rreth 550 milionë euro.

“Ne do ta vazhdojmë marrëveshjen me sponsorin, ndërkohë që hap tjetër do të jenë bisedimet për shitjen e së drejtës të emrit të stadiumit. Ne kemi në plan rikonstruktimin e tij, ndërsa po bisedojmë me disa kompani që do të na mbulonin gjysmat e shpenzimeve”, vuri në dukje presidenti i Barcelonës, Zhozep Bartomeu.

Barcelona ka luajtur, për herë të parë, në “Kamp Nou”, më 1957, ndërkohë që kapaciteti i stadiumit, mbas rikonstruktimit, do të rritet nga 99 354 vende në 105 000 vende.

Sfidanti.al