Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen delikate të Superligës greke mes AEK dhe Panathinaikos. Sfida në fjalë do të luhet më 4 maj, prej orës 19:00. Kështu Jorgji nuk do të jetë si opsion për gjysmëfinalen e parë të Final Four. Vllaznia dhe Dinamo do të masin forcat po më 4 maj, prej orës 20:00.
Në shortin për gjyqtarin kryesor te Vllaznia-Dinamo, do të jenë si opsion tre gjyqtarë të tjerë të FIFA-s. Kontretisht Hamiti, Xhaja dhe Lata. Në anën tjetër, Jorgji qëndron si alternativë, për gjysmëfinalen e dytë. Egnatia dhe Partizani do të përballen në “Arena Kombëtare”, më 5 maj. Jorgji, bashkë me dy gjyqtarë të tjerë të mbetur pas shortit të parë, do të mësojë fatin për gjysmëfinalen e dytë të Final Four.
sfidanti.al