Rashica shpallet lojtari i muajit në Ukrainë

Ermir Rashica, futbollisti i Kombëtares Shpresa, po kalon momente të mira në Ukrainë. Sulmuesi 21-vjeçar i cili fitoi çmimin talenti i vitit në Superiore, u transferua në merkaton e dimrit nga radhët e Skënderbeut te Metalist 1925, ku është shndërruar menjëherë në protagonist absolut. Rashica është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit te skuadra e tij e re. Ai është votuar si më i miri nga tifozët e skuadrës ukrainase.

sfidanti.al