Mark-Andre Ter Shtegenit nuk do t’i plotësohet dëshira e tij e madhe, por do të jetë gjithsesi i kënaqur. Portieri i Barcelonës do të kishte dashur të mbronte portën e Gjermanisë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë në Mynshengladbah, qyteti i I tij i lindjes, dhe në stadiumin e skuadrës së tij të parë. Kjo nuk do të ndodhë, dhe Ter Shtegeni do të jetë titullar në duelin tjetër, atë ndaj Irlandës së Veriut.
“Ne nuk vendosim për aktivizimin e lojtarëve në bazë të qytetit të lindjes apo skuadrës së parë, por në bazë të një grafiku që kemi ndërtuar vetë, – tha Lëvi, – unë kam premtuar se të dy portierët do të aktivizohen gjatë eleminatoreve dhe kështu do të ndodhë. Ndaj Bjellorusisë do të luajë Manuel Nojeri”. Ter Shtegeni lindi pikërisht në Mynshengladbah 27 vjet më parë, ndërsa për 18 vjet ishte pjesë e Borusias vendase, përpara se të kalonte tek Barcelona në 2014. Rotacioni i portierëve në kombëtare nga ana e Lëvit shkaktoi tension tek Bajerni, dhe ish-presidenti Hënes kërcënoi të mos lejonte lojtarët e tij që të luanin për Gjermaninë.
Sfidanti.al