Jasir Asani rikthehet te goli me fanellën e iranianëve të Esteghlal. Futbollisti i Kombëtares shqiptare realizoi në triumfin 3-0 që skuadra e tij regjistroi ndaj Esteghlal Khuzestan në miqësoren e zhvilluar gjatë përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Dopieta e Saed Saharkhizan dhe goli i Asanit, i dhuruan fitoren skuadrës së Esteghlal, që ishte dominues absolut në këtë përballje. Për sa i përket Jasir Asanit, hera e fundit që shqiptari shënonte në një ndeshje me Esteghlal ishte 17 shkurti i vitit 2026, në duelin ndaj Al Hussein, ku shkëlqeu me dopietë.

