Jashari vendos flamurin në mesin e fushës pas fitores së Club Brugge

Ardon Jashari ishte protagonist në derbi, teksa skuadra e tij, Club Brugge mundi 3-1 Cercle Brugge. Në këtë takim, mesfushori me origjinë shqiptar dha një kontribut të madh, madje dhuroi edhe asist. Pas sfidës, spikati një episod, që ka bërë bujë. Jashari mori një flamur të ekipit të tij dhe shkoi në mesin e fushës së stadiumit të rivalëve të tij, duke lënë të kuptohet se Club Brugge mbizotëron në qytet. Kaq ka mjaftuar që të ketë tension, por gjithsesi vetëm për pak sekonda, pasi situata është normalizuar.

sfidanti.al