Ja pse Uzuni qëndroi në MLS

Drejtori sportiv i Austin FC, Rodolfo Borel, ka sqaruar arsyet pse transferimi i Myrto Uzuni te Trabzonspori, ku luan edhe Ernest Muçi, nuk u realizua. Sipas tij, gjithçka lidhej me kohën e shkurtër që kishte mbetur për mbylljen e merkatos dhe shumën që klubi turk ishte i gatshëm të ofronte për lojtarin.

“Oferta për lojtarët vijnë dhe, natyrisht, për të arritur një marrëveshje, duhet që lojtari të jetë i lumtur dhe klubi gjithashtu të jetë i kënaqur. Pronësia e klubit është ajo që vendos për investimet e mëdha dhe në fund, çdo lëvizje duhet të bëhet vetëm nëse përfitojnë të gjithë,” tha Borel. Ai shtoi se problemi nuk ishte vetëm për Uzunin: “Ndonjëherë ofertat vijnë në kohë të gabuar, kur nuk ka mundësi të gjesh një zëvendësues. Në raste të tjera, lojtari mund të ofrohet me shumë para, por klubi nuk është i interesuar të shesë për një shumë të vogël. Të gjithë këto duhet të vlerësohen me kujdes dhe vendimi i fundit duhet të jetë gjithmonë në interes të klubit.” Drejtori sportiv i Austin theksoi se, me gjithë interesin e Trabzonsporit, kushtet nuk ishin të favorshme dhe kjo është arsyeja kryesore pse Uzuni nuk u transferua në Turqi.

Sfidanti.al