Ivan Balliu diplomohet si drejtor sportiv

Mesa duket Ivan Balliu po përgatitet që tani pas “pensionimit” nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi i djathtë i ekipit kombëtar është diplomuar si drejtor sportiv në Spanjë. Kështu, kur Balliu të ndalet së luajturi futboll, mendon të zgjedhë rrugën në këtë rol. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjithsesi, mbrojtësi 32-vjeçar ka të paktën edhe një vit kontratë me Rajo Vajekanon dhe nuk duket se ka ndër mend të largohet shpejt nga fushat e lojës, duke pasur parasysh formën që po kalon.

sfidanti.al