Italia, Calafiori krijon shqetësim

Në Itali ka ankth për gjendjen e Riccardo Calafiorit, i cili u dëmtua në minutat e fundit të ndeshjes së parë çerekfinale të Nations League në San Siro kundër Gjermanisë. Mbrojtësi i Arsenalit përdrodhi keq gjurin e majtë dhe u detyrua të tërhiqej nga ndeshja. Gjithsesi, lojtari doli nga fusha me këmbët e tij. “Si është Calafiori? Nuk e dimë sepse gjuri i tij ndihet pak i çuditshëm. Kur u pyet “çfarë ndjen?” Përgjigjja e tij është ‘Nuk e di’, për fat të keq, ai u dëmtua teksa po përpiqej të kthente në pasim,”- tha trajneri Spalletti në konferencën për shtyp. Qendërmbrojtësi italian u largua nga stadiumi duke ecur me vështirësi, por pa paterica. Ai do të kryejë analizat që do të japin përgjigje më të sakta për shkallën e dëmtimit të tij.

sfidanti.al