Ka shumë mundësi që Reali i Madridit të jetë gati të ndahet me Luka Modriçin, por ndërkohë klubi “mbretëror” po përgatit “hakmarrjen” ndaj Interit. Reali, në fakt, sikurse shkruan media spanjolle, po merr masat që të sigurojë verën e ardhshme shërbimet e kapitenit të “neroaxurëve”, Mauro Ikardi, klauzola e shitjes të së cilit është 120 milionë euro. Momentalisht, ky futbollist argjentinas po bisedon me klubin interist për një kontratë të re, por deri tani askush nga të dyja palët nuk ia kanë dhënë dorën njëra-tjetrës.
Ikardi kërkon një pagë prej nëntë milionë eurosh në vit, por Interi, tani për tani, nuk ka pranuar, ndërkohë që ky klub italian është gati që t’i ofrojë verën e ardhshme një pagë prej tetë milionë eurosh në vit mesfushorit kroat, Luka Modriç, që luan me Realin.
Po ashtu, Interit që të sigurojë shërbimet e Modriçit, do t’i duhet që të paguajë 35 milionë euro të tjera si zhdëmtim financiar për futbollistin më të mirë të botës në vitin 2018.
Sfidanti.al