Indrit Tuci shënon golin e 6-të sezonal në ligën kroate, habi që mbetet në stol!

Në Kroaci kemi gol shqiptar. Indrit Tuci vazhdon të jetë i dalluar në Ligën e Parë, duke realizuar rrjetën e dytë për Lokomotivën e Zagrebit në përballjen shtëpiake kundër Goricës, duke i dhënë ekipit të tij epërsinë 2-0. Tuci ka 6 rrjeta në Ligën e Parë kroate këtë edicion, duke qenë një nga lojtarët e dalluar të ekipit, ndonëse shpesh herë luan si zëvendësues. Për fat të keq, Lokomotiva nuk e mbajti epërsinë 2-0, por Gorica arriti të barazonte dhe të merrte pikën.

Sfidanti.al