Iberia 1999-Partizani, UEFA përzgjedh 4 gjyqtarë rumunë

Partizani ditën e enjte do të luajë ndaj Iberia 1999 në Conference League, sfidë kjo e vlefshme për raundin e dytë të këtij turneu. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Mikheil Meskhi i Stadium” në Tbilisi, me sfidën që starton në orën 18:00. Për këtë sfidë UEFA ka vendosur për arbitrat. Andrei Chivulete do të jetë kryesorë, me rumunin që do të ndihmohet nga Sebastian Gheorghe dhe Andrei Gabriel Constantinescu. Ndërkohë arbitër i 4-të do të jetë Florin Andrei.

sfidanti.al