Hej Gulit, ç’na kujtove vitet 80-të me këtë foto plazhi!

Treshja e madhe mbahet mend me fanelën tulipane të Holandës, dhe me atë kuqezi të Milanit. Rud Gulit, Frenk Rajkard e Marko Van Basten ishin shtylla e kombëtares së tyre dhe e “korracatës” së Arrigo Sakit, duke fituar trofe, por sidomos duke luajtur futboll të madh, por sulmuesi me flokët me rrica deshi të kujtonte ndryshe. Gulit postoi në rrjetet sociale një foto të tre holandezëve me mbathje plazhi, në një vend ekzotiv, ndoshta në Karaibe, apo diku tjetër. Duket qartë moda e viteve 80-të, ndërsa diçitura ishte: “Kthim prapa këtë të enjte, dukemi “gjeth” me rroba banjo Spido (Speedo)”. Siç dallohet në foto, ata ishin shtatlartë dhe thuajse njësoj, pasi Gulit ishte 1.87 metra, Van Basten 1.88 metra dhe Rajkard 1.89 metra. Me Milanin dhe Holandën fituan Serinë A, dy Champions dhe Kampionatin Europian.

Sfidanti.al