Ndoshta nuk do të luajë ndonjëherë si djalë i shtëpisë në “Alianc Arenë”, por gjithsesi këtë ekip do ta mbajë mend dhe do ta vlerësojë veçanërisht. Erling Halandi, në një intervistë për televizionin amerikan, ESPN, deklaron se Bajerni është kundërshtari më i fortë ndaj të cilit ka luajtur në karrierë. “Nuk kam fituar kurrë ndaj Bajernit, ndaj duhet të them se ekipi më i fortë përballë meje ka qenë Bajerni, – tha norvegjezi, – kam luajtur 6 apo 7 herë ndaj tyre dhe kam humbur gjithmonë”. Sulmuesi 21-vjeçar duhet të vendosë për të ardhmen, por me shumë gjasë do të shkojë tek Barcelona (apo ndoshta edhe tek Reali), por jo në Mynih. Përsa i përket lojtarit më të mirë, Halandi zgjedh një bavarez, Robert Levandovskin, duke lënë pas Karim Benzemanë dhe Lionel Mesin.
Sfidanti.al